Për 4 ditë, 6 aeroplanë me haxhinjë do të nisën nga Prishtina në Mekë
Nga sot e deri më 3 gusht do të realizohen fluturimet e 6 aeroplanëve me haxhinjë që nisje kanë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo është bërë e ditur nga Driton Hyseni, menaxher i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.
“Udhëtimet drejt Mekës janë fluturime direkte e përmes tyre këtë vit për Haxh udhëtojnë një mijë e tetëdhjetë qytetarë të Kosovës. U urojmë fluturime të këndshme e të kalojnë sa më mirë gjatë pelegrinazhit”, ka shkruar Hyseni në llogarinë Facebook./Indeksonline/
