Për 4 ditë gati 1 milion klikime në këngën e re të Sabianit dhe Adelinës

Bashkëpunimi mes Sabianit dhe Adelina Berishës është pëlqyer nga publiku shqiptar.
Këtë e vërejmë edhe në kanalin “Youtube” ku projekti i titulluar “Ma kadal” për katër ditë ka arritur të marrë afër 1 milion klikime.
Kënga ritmike është lansuar pikërisht për sezonin e verës dhe në linkun më poshtë mund të argëtoheni me tingujt e saj./Indeksonline/