75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 02 Maj 2023 / AR

Për 4 ditë Kosovën e lëshuan mbi 100 mijë persona, shkuan në Shqipëri e Mal të Zi

Destinacionet më të preferuara të kosovarëve për të kaluar fundjavën mbesin Shqipëria e Mali i Zi.

Njëjtë ndodhi edhe këtë fundjavë, ku është vërejtur fluks i madh i qytetarëve në pikën kufitare Vërmicë/Morinë, e cila lidh Kosovën e Shqipërinë, por që shfrytëzohet edhe për shkuarje në Mal të Zi.

Indeksonline ka siguruar të dhëna nga Policia e Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve për katër ditë radhazi, konkretisht gjatë periudhës 28 prill – 1 maj.

Vetëm gjatë katër ditëve të lartëpërmendura, policia ka regjistruar në dalje 101,076 qytetarë të cilët kanë kaluar kufirin Vërmicë/Morinë.

Dita që pati më së shumti dalje të kosovarëve është 29 prilli (e shtunë). Vetëm gjatë asaj dite, nga vendi dolën 34228 persona.