75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Për 4 ditë, vetëm në një qendër shëndetësore u vaksinuan mbi 1000 qytetarë kundër gripit sezonal

Pandemia e virusit COVID-19, e cila ka sjell angazhim të shtuar për stafin shëndetësor, tash e sa muaj, po menaxhohet me të gjitha kapacitetet në të gjitha institucionet shëndetësore në nivel lokal, qoftë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ashtu edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Porse së fundmi, me arritjen e kontigjentit të vaksinave kundër gripit sezonal, një numër i madh i qytetarëve ferizajas kanë kërkuar këtë shërbim. Në një organizim të shkëlqyer, të stafit e shpërndarjes gjeografike për dhënien e vaksinës, kudo në Ferizaj, vetëm në 4 ditëshin e fundit, në Qendrën 2 të Mjekësisë Familjarë janë vaksinuar mbi 1100 qytetarë, kërkesë kjo në rritje nga qytetarët për vaksinimin kundër gripit sezonal.

Kjo përpjekje e punë e jashtëzakonshme e mantelbardhëve të QKMF-së në mbrojtje të shëndetit publik është domethënëse kur merret parasysh fakti se edhe shërbimi shtëpiak për të të infektuarit me virusin COVID-19 po kryhet me kapacitet të plotë nga stafi i QKMF-së.