11:33 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / B O

Për 4 ditë, zhduken tri vajza në Kosovë

Tri vajza janë zhdukur në Kosovë brfenda 4 ditëve të fundit.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku familjarët e tyre i kanë raportuar në polici.

“Veternik, Prishtinë 19.01.2021, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Sadik Stavilevci , Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”