75 Mall Live Search
11:35 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Për 40 vjet shërbeu miliona turistë, Ramiz Ibroqi rrëfen për profesionin

Punoi plotë katërdhjetë vjet  në një nga hotelet kryesore në Ulqin, ku kishte kontakt me miliona turistë të huaj dhe se tash ndihet i knaqur me profesionin që kishte zgjedhur.

Bëhet fjalë për Ramiz Ibroqin tashmë 76 vjeç,  i cili kishte filluar punën me 10 qershor të vitit 1966 dhe ka  punuar plotë 40 vjet si shef i sherbimit  në hotel Albatros.

Ai tregon se ka pasur punë me miliona turistê nga vende të ndryshme të botës si me francezë, italianë, austriakë, rusë, ukrainasë e therë.

Sipas tij atëherë kishe mall për  t’i shërbyer klientëve shqiptarë derisa të gjithë ishin të huaj.

“E mira e kêsaj pune ishte se ke takuar njerëz të niveleve  e profesioneve të ndryshme”, tha Ramiz Ibroqi.

Ndërsa sipas tij e keqja ishte se kishte punë  edhe me njerëz jo të përshtatshëm.

Ai tregon  një rast interesant kur një mysafirë nga  në hotel konsumonte ushqimin që e kishte marr nga shtëpia.

Ndêrsa tha se kishte edhe raste kur familje nga vende të ndryshme  e kanë ftuar për vizitatek familjet e tyre nê vendet prej nga vinin

Raniz Ibroqi, e kishte mbaruar Shkollën e Lartë të Turizmit në Opatia tê Kroacisë.

“Nëse prapë do të rinisja punën do ta zgjidhja po te njejtin profesion”, tha Ramiz Ibroqi nga Ulqini.