09:48 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Për 48 orë, 75 aksidente dhe dy të vdekur

Numri i lartë i aksidenteve po vazhdon të jetë shqetësues. Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 36 aksidente.

Prej tyre, një ka qenë me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 23 pa lëndime në njerëz, shkruan Indeksonline.

Edhe në raportin e djeshëm policor, numri i aksidenteve kalonte atë të 24 orëve të fundit, duke arritur ne 38.

Po ashtu, edhe dje u raportua për një person të vdekur. /Indeksonline/

Temat: