75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 19 Gusht 2025 / AR

Për 50-vjetorin, Rita Ora i bën surprizën e jetës bashkëshortit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë një mesazh të ndjerë me ndjekësit e saj në rrjete sociale me rastin e 50-vjetorit të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

“Gëzuar ditëlindjen e 50-të, bashkëshort. Jam shumë krenare për gjithçka që ke arritur dhe për ëndrrat e pafundme që ende dëshiron të realizosh. Ti më frymëzon çdo ditë”, shkroi Rita në postimin e saj, shkruan Indeksonline.

Ajo shtoi se është mirënjohëse për familjen dhe miqtë që u bashkuan për të festuar këtë moment të veçantë.

Artistja falënderoi gjithashtu ata që ndihmuan në organizimin e festës dhe ndau disa foto nga mbrëmja, duke e quajtur atë një përvojë magjike./Indeksonline/