14:21 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Për 60 ditë bllokohet rruga te “Kafet e Vogla”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga sot do të mbyllen për qarkullim dy rrugë të Prishtinës.

Nga sot, në ora 18:00, do të mbyllen për qarkullim rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, pasi që do të përgatitet terreni për punimet infrastrukturore në këtë pjesë të qytetit.

Që nga nesër do të fillojë rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik në këto dy rrugë, si dhe do të ndërtohet sistemi i ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Punimet në këtë zonë do të përfundojnë për 60 ditë./Indeksonline/