75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Për 9 minuta Frankfurti e përmbys epërsinë e Arsenalit

Arsenali nuk po kalon kohëra të mira. Ekipi londinez e mbylli pjesën e parë në epërsi kundër Frankfurtit në kuadër të Ligës së Evropës, me golin e Pierre Emerick Aubameyang.

Megjithatë gjermanët u rikthyen në pjesën e dytë duke përmbysur epërisnë e londinezëve. Japonezi, Daichi Kamada, realizoi dy gola brenda 9 minutave për të kaluar Frankfurtin në epërsi, shkruan Indeksonline.

Në rast se mbetet rezultati i tillë, Arsenali do të jetë në vendin e parë në grup me 10 pikë vetëm 1 më tepër se Frankfurti.

Kujtojmë se deri në fund të fazës së grupeve ka mbetur edhe një xhiro.

/Indeksonline/