18:35 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Për adhuruesit e serialit ‘La Casa de Papel’, bëhet publike data e fillimit të sezonit të katër

‘La Casa de Papel’ (Money Heist) është një nga serialet më të shikuara në mbarë botën.

‘La Casa De Papel’ theu shumë rekorde të shikueshmërisë në tre sezonet e publikuara deri më tani.

Por tashmë është bërë e ditur se sezoni i katër është gati, transmeton Indeksonline.

Tre prill 2020 është pikërisht data kur edhe dot ë fillojë publikimi i sezonit të katërt me radhë.

Përmes një publikimi në rrjetin social Instagram u bë publike data e fillimit të këtij sezoni.

“As profesori s’mund të planifikojë për kaq shumë kaos”, është shkruar në videon e publikuar nga La Casa de Papel në Instagram./Indeksonline/