75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 12 Mars 2024 / L K

Për Albion Rrahmanin interesohen edhe nga Premier League, zbulohet skuadra që do yllin “Dardan”

Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani mund të transferohet shumë shpejt në Premier League.

Sipas mediave rumune, është skuadra e Aston Villas që ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar.

Ka qenë trajneri Unay Emery, ai që ka kërkuar shërbimet e Rrahmanit, që ka bërë bujë edhe në futbollin kosovar duke u njohur me nofkën “Lewandowski”.

Rrahmani ka shkëlqyer te Rapid Bukureshtit që nga transferimi në verën e kaluar duke realizuar 13 gola.

Atë nuk e ndaloi as lëndimi i rëndë që e pësoi. Mediumet në Rumani janë duke e cilësuar Rrahmanin si lojtarin më të mirë në elitën e futbollit rumun.

Përndryshe, Rapid Bukureshti e bleu Rrahmanin për rreth 600 mijë euro nga skuadra e Ballkanit.