Për arsimin, për ambientin e pastër, në nderim të dëshmorëve dhe për Suharekën evropiane

Bali Muharremaj njihet si një nga kryetarët më me energji dhe më puntorë të komunave në Kosovë. Në shërbim të qytetarëve në secilën kohë, Muharremaj është mjaft aktiv nga orët e para të mëngjesit deri vonë.
Pa filluar pjesa tjetër e ditës, Muharremaj ka kryer disa aktivitete në Suharekë.

Nga Mushtishti i bukur, kryetari ka publikuar foto në përkujdesje të ambientit të pastër.

Më pas në fshatin Stravuqinë u përkujtua dëshmori Zenel Morina.

Muharremaj ka vizituar edhe disa nga shkollat në Suharekë duke i uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për një proces të mbarë.
