09:18 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Për ata që kanë planifikuar vikendin në Shqipëri, kështu do t’u mbajë moti

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.

Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.