75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Për Bajram Yll Limani na prezantoi me gjithë familjen

Yll Limani ka festuar Bajramin si të gjithë besimtarët myslimanë. Kjo festë e rëndësishme bën bashkë gjithë familjen andaj dhe Ylli e ka festuar me të gjithë. Familjen e tij madje për herë të parë në storyt e postuara në Instagram na ka prezantuar edhe me gjyshin e tij.

Familja e tij duket tepër e lumtur edhe pse këngëtari i ngacmon herë pas here me batutat e tij pikante.

Sa i takon muzikës këngëtari do të publikojë sot bashkëpunimin e tij të dytë me Dafina Zeqiri.