75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 21 Qershor 2024 / mp

Për bordin e RTK-së, dy kandidatë do të votohen në Kuvend

Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së .

Kryetarja e këtij komsioni Adelina Grainca është shprehur se janë pesë kandidatë nga konuniteti shqiptar por vetëm katër prej tyre i kanë plotësuar kushtet.

Nga katër kandidatë vetën dy prej tyre do të dërgohen për votim në seancën plenare të Kuvendit Kandidatja që është larguar nga gara nuk ka arritur që të sjellë dëshmi që nuk është nën hetime./IndeksOnline/