15:16 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Për bukuri, renovohen shërbimet emergjente në QKMF të Istogut

Reparti i shërbimeve emergjente në QKMF të Istogut që nga sot është i renovuar. Lajmin e ka dhënë drejtori për shëndetësi në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.

Me pajisje të reja dhe rregullim modern, pamja e shërbimeve emergjente është bërë me model evropian.

“Të nderuar qytetarë të Istogut!
Prej sot pasdite shërbimet emergjente dhe kujdestaria e natës do të ofrohen në repartin e renovuar per këto shërbime” shkruan Osmanaj në njoftim./Indeksonline/