Për çfarë do të hiqte dorë nga dashuria? Përgjigjet Rudina
Rudina Dembacaj është një prej personazheve më pa komplekse në showbiz-in shqiptar.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” ka folur për jetën e saj private. Kur është pyetur për dashurinë, ka një ide të qartë.
“Për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj Rudina”?
Aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.
“Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty”, tha Rudina.