75 Mall Live Search
08:56 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Për çka do të bisedojnë sot në telefon Kurti e Merkel?

Kancelarja Merkel do të komunikojë sot me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot pasdite (17.01.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë, raporton DW.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.