Për çka mund t’i përdorni qorapet?
A e keni pyetur vetën ndonjëherë se për çfarë mund t’i përdorni qorapet, përveç se për ti mbathur ato?
Me siguri shumica prej juve nuk e kanë menduar këtë gjë, e cila sa mund të jetë kreative, padyshim që është edhe argëtuese.
Jeni duke shkruar në tabelën e bardhë, dhe nuk keni me çka ta shlyeni atë, zgjidhja më e mirë janë qorapet! Dëshironi që dyshemetë në shtëpinë tuaj të jenë sa më të pastërta, përdoni qorapet dhe nuk do të zhgënjeheni, shkruan Indeksonline.
Apo nëse këpucët tuaja kundërmojnë erë jo të këndshme, merrni qorapet dhe brenda tyre vendosni sodë buke, pastaj lidheni me një lastik dhe futeni në këpucët tuaja dhe e tërë aroma e pakëndshme do të largohet.
Këto gjëra që u përmendën më lartë dhe shumë të tjera të cilat janë shumë interesante, njëkohësisht të nevojshme mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme./Indeksonline/