75 Mall Live Search
23:48 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / SH F

Për çka po kërkohej Tahir Meha nga Policia, rrëfehet Sherif Krasniqi

Ish-operativisti shqiptar në shërbimin shtetëror jugosllav, Sherif Krasniqi, në pjesën e dytë të emisionit n’Demos ka folur për rrethanat dhe mënyrën e vrasjes së Tahir Mehës.

Krasniqi tha se Tahir Meha është kërkuar disa muaj përpara se të vritej.

“E ka kërkuar gjykata e Mitrovicës për disa vepra penale, si lëndim i rëndë trupor, tentim vrasje”, u shpreh ai.

Më tej ish-operativisti bëri të ditur se Meha është kërkuar edhe për shkak të tregtisë me armë, ku më pas është nisur procedura kundër tij dhe i janë dërguar disa ftesa që të shkojë në gjykatë, por ai nuk ka shkuar.

Krasniqi rrëfeu në mënyrë kronologjike edhe për ngjarjet e 13 majit të vitit 1981 që nga mëngjesi deri në mbrëmje, që ishte dita kur u vra Meha.

“Me 13 maj, mëngjesin e hershëm, forcat policore vendase të Skenderajt e rrethojnë shtëpinë e Tahirit, e thërrasin me u dorëzu, ai refuzon me u dorëzu, thotë se ju mundeni me më rreh e me më malltretu si përpara, nuk dorëzohna”, tha ai në emisionin n’Demos.

Gjithashtu Krasniqi bëri të ditur se shumë njerëz e autoritete të ndryshme kishin tentuar ta bindnin Tahir Mehën që të dorëzohej, duke e garantuar se nuk do ta gjentë asgjë, por ai nuk i kishte besuar asnjërit.