75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Për çka u kërkoi fansave Beyonce në ditëlindjen e saj?

Beyoncé vazhdon turneun e saj në SHBA dhe me rastin e ditëlindjes së saj, ajo u kërkoi fansave një dhuratë origjinale.

Këngëtarja fituese e Grammy-t ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku ka thënë se sezoni i shenjës së Virgjëreshës po afron dhe se për ditëlindjen e saj po kërkon nga fansat që shfaqen në koncertet e saj nga 23 gushti deri më 22 shtator me rroba të argjendta.

“Së bashku do të krijojmë një top disko njerëzor çdo natë. Secili do të jetë pasqyra për gëzimin e tjetrit . Epoka e Virgjëreshës po vjen. Shihemi atje!”-shtoi ajo.

Turneu i deritanishëm, po shkon mirë dhe ende do shfaqet në qytetet e Phoenix, Las Vegas, San Francisco, Inglewood, Vancouver, Seattle dhe Dallas. Në koncertet e saj deri më tani janë shfaqur dhjetëra personazhe të famshëm, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, bashkëshortin dhe miken e saj Oprah Winfrey.

Së bashku me Beyonce-n, në turne shfaqet edhe vajza e madhe e Blue Ivy Carter.