75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Për dallim nga “Dardanët”, Shqipëria U21 e ka “çmontuar” Austrinë U21


Sot edhe Kombëtarja e Shqipërisë U21 e ka zhvilluar takimin kundër Austrisë U21 në kualifikimet për Evropianin 2021.

Djelmoshat e rinj arritën që ta deklasojnë Austrinë me rezultatin finale në 1:5, shkruan IndeksOnline

Golat për Shqipërinë U21 i shënuan, Kallau në minutën e 16′, Tuci 26′, dy gola nga Muçi 64′ dhe 87′ dhe goli  që vulosi takimin, erdhi nga Selmani në minutën e 89’të.

Pra, rezultati Final ShqipëriU21 – Austri U21 u vendos në 5:1.