Për dallim nga ditët tjera, ajri në Prishtinë sot më i mirë
Pas disa ditëve me ajër tejet të ndotur, Prishtina gjendet më mirë sonte.
Nga kategoritë më të ndotura të ajrit që kanë qenë ditëve të fundit, momentalisht ajri në Prishtinë është shumë më i mirë.
Sipas departamentit të ajrit në ambasadën e SHBA-së, indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet është 59.
Ky nivel i ajrit llogaritet të jetë më pak i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, megjithëse preferohet që t’i kufizojnë daljet jashtë fëmijët, pleqtë dhe personat me probleme të frymëmarrjes.
Se ajri është shumë më i mirë sonte mund të vërehet edhe me sy. Në fotografitë e bëra nga fotografi i Indeksonline, vërehet një pamje më e kthjelltë e qytetit./Indeksonline/