75 Mall Live Search
22:42 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

“Për Diellin dhe Hanën, për të gjithë fëmijët”/ Arsyeja pse Hysen Durmishi nuk dorëzohet

Një ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke zbuluar motivimin e tij më të madh për angazhimin politik: fëmijët e tij.

Në postimin e tij, Durmishi përmend Diellin dhe Hanën, duke theksuar se ata janë arsyeja pse ai beson, pse nuk dorëzohet dhe pse angazhohet çdo ditë për një shoqëri më të drejtë, shkruan IndeksOnline.

Dielli dhe Hana, fëmijët e mi, janë arsyeja pse besoj, pse nuk dorëzohem dhe pse angazhohem çdo ditë, që jo vetëm ata, por të gjithë fëmijët të kenë një të ardhme më të drejtë dhe më të mirë”, ka shkruar ai.

Mesazhi i tij vjen në një moment kyç të fushatës zgjedhore dhe është pritur me reagime pozitive nga mbështetësit, të cilët e kanë përshëndetur sinqeritetin dhe ndjeshmërinë e tij.

Durmishi ka falënderuar qytetarët për “mbështetjen pa kushte”.