75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / Gj. Sh

Për ditëlindje, Capital T ndan videon e ëmbël me Adrolën

Capital T po feston sot ditëlindjen. Artisti po mbush plot 33 vite jetë.

E meqë ditëlindja e saktë e tij i bie një herë në 4 vjet, me datë 29 shkurt, artisti ka zgjedhur që këtë vit ta festojë në dy data të ndryshme.

Nga Prishtina ai udhëtoi në New York City, duke e festuar ditëlindjen në dy qytetet e zemrës së tij.

Në mesin e postimeve që ndau për ditëlindje, sigurisht që një me personin e zemrës nuk kishte se si të mungonte.

Capital ndau një video të ëmbël me Adrolen duke ecur së bashku dorë për dore.