75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas krijohen bluza me mbishkrime të veçanta

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, ‘Net a Porter’ ka vendosur të shpalosë koleksionin e limituar të bluzave në bashkëpunim me gjashtë dizajnere femra.

Gama ekskluzive e bluzave paraqesin interpretimin e secilit interpretues të fuqizimit të femrave  në të gjitha fitimet e bëra nga to.

Madje këto krijime lidhen ekskluzivisht me mbështetjen praktike dhe morale për të mbijetuarat e luftës, transmeton Indeksonline.

Koleksioni përfshin gjashtë dizajnë të ndryshme të krijuara nga: Victoria Beckham, Isabel Marant, Ellery, Rosie Assoulin, Alexa Chung dhe Perfect Moment.

Bluzat përmbajnë mbishkrime të ndryshme në gjuhën angleze, të gjitha të dedikuara për gratë./Indeksonline/