75 Mall Live Search
12:57 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për dy muaj, 357 persona u prekën nga gripi në Klinë

Komuna e Klinës ka njoftuar se në valën e epidemisë së gripit sezonal, nga tetori 2018 deri në Shkurt 2019 janë vaksinuar 2450 qytetarë sipas udhëzimeve të mjekut ndërsa në periudhën Janar -Shkurt të vitit 2019 kemi 357 raste të raportuara më grip sezonal.

Sipas njoftimit, në koordinim të plotë mes Komunës me IKSHP janë marrë të gjitha masat për tejkalim sa më  të lehtë të kësaj gjendje dhe aktualisht situata epidemiologjike është nën kontrolle, transmeton Indeksonline.

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal. 

• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,

• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes

• Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë pemë dhe perime

• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt

• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool

• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë

• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi. /Indeksonline/