75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 26 Shtator 2023 / AR

Për Efin, a ka përfunduar miqësia me Luizin dhe Kiarën?

Një prej situatave më të komentuara nga “BBV2” ka qenë ajo e trekëndëshit Efi-Luiz Kiara. Ata nisën një miqësi brenda shtëpisë së Big Brother, miqësi që nuk zgjati dhe jashtë saj nuk vazhdoi. E ftuar në “Shqipëria live” Efi ka sqaruar se nuk ka miqësi me dyshen dhe se iu uron suksese, por vetëm kaq.

U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj.

Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja. Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.