75 Mall Live Search
14:06 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / AR

Për fansat e Christina Aguilera-s, vjen lajmi i madh!

Christina Aguilera ka folur hapur rreth asaj që fansat mund të presin nga albumi i saj i ardhshëm.

Këngëtarja fituese e çmimit “Grammy” dha një paralajmërim për muzikë të re dhe një dokumentar të ardhshëm, ndërsa u shfaq në The Jennifer Hudson Show për një intervistë që u transmetua ditën e sotme, transmeton Indeksonline.

Jennifer e pyeti Christinën nëse ka muzikë të papublikuar në arkivin e saj që pret ta publikojë një ditë. Christina tha se nuk ka shumë, por ka muzikë të re në përgatitje!

“Ka disa gjëra gjatë rrugës, por ndoshta do të mbeten gjithmonë në një kasafortë. Por ka muzikë të re që po krijohet”, tha Christina./Indeksonline/