Nuk pritej/ Edhe Trump reagon për fejesën e Taylor Swift

Donald Trump ka kaluar nga fyerjet e ashpra në fjalë të ëmbla për Taylor Swift dhe kjo ka ndezur polemika. Vetëm pak muaj më parë ai shpalli në Truth Social: “I HATE TAYLOR SWIFT!” dhe tha se këngëtarja nuk ishte më “hot”.
Madje në një intervistë në 2023 ishte tallur me lidhjen e saj me Travis Kelce duke thënë: *“Uroj t’ia dalin… ndoshta po, ndoshta jo më shumë gjasa jo.”
Por sot, pasi Swift pranoi propozimin e Kelce, Trump u shfaq befas krejt ndryshe:
“Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer. Një djalë i madh. Ajo është një person fantastik. Uroj që të kenë shumë fat.”
Nga “urrej” tek “ajo është fantastike”, kjo kthesë e menjëhershme ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me ironi. Komentuesit thonë se ish-presidenti thjesht po mundohet të sigurojë një ftesë në dasmën më të bujshme të vitit.
Pyetja që të gjithë bëjnë tani: a po e zbut Trump qëndrimin nga frika se mund të mbetet jashtë spektaklit të shekullit?