75 Mall Live Search
19:02 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / V R

Për festat e fundvitit, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi publikojnë potpuri

Dy artistët e mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi janë bashkuar për një projekt muzikor.

Dyshja kanë publikuar një potpuri në kuadër të xhirimeve për festat e fundiviti duke përmbledhur disa këngë të njohura.

Potpuria e Leonorës dhe Asimit është punuar nga Shpeta Sound, ndërsa u realizua nga “N’Kosovë Show”.

“Doli potpuria me mikeshen time Leonora Jakupin,e punuar nga Shpeta Sound realizuar N’Kosovë Show,ka shkruar Asimi në postim ku njofton e tashmë ky projekt gjendet në kanalin Youtube.

Padyshim krahas këngës energjike, në sy bije edhe dukja mahnitëse dhe elegante e Leonores e cila shkëlqente nga bukuria.

Më poshtë projekti i dy artistëve të njohur./Indeksonline/