18:04 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / MSH

Për festat e fundvitit Petrol Company gëzon fëmijët e SOS Kopshtit dhe fëmijët e Handikosit në Pejë

Më shumë se çdo pjesë tjetër e vitit, festat na bëjnë bashkë.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit për festat e fundvitit, Petrol Company në krye me drejtorin Shkëlzen Jusaj ndërmori një nismë humanitare në Prishtinë dhe Pejë, për dhurimin e dhuratave për fëmijët në nevojë.

Nisma të tilla, të cilat janë ndihmë e madhe jo vetëm për individë por edhe për komunitetin, janë si shtylla kryesore e veprimit për Petrol Company, veçanërisht gjatë festave.

Pasditja e ditës së djeshme gjeti përfaqësuesit e Petrol Company në SOS Fshatin e Prishtinës, ku u takuan me drejtoreshën e këtij kopshti, Edi Puka.

Petrol Company u dhuroi fëmijëve të këtij fshati 17 pako dhuratash për ta bërë më të bukur këtë festë dhe për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere edhe më të ngrohtë për ta gjatë kësaj periudhe të vitit.

Znj. Edi falënderoi shumë Petrol Company  për gjestin në prag të festave dhe për gatishmërinë që kjo kompani të jetë gjithmonë pranë këtyre fëmijëve në çdo festë.

Misioni humanitar nga Petrol Company nuk u ndal këtu, kjo kompani gjatë ditës së sotme vizitoi edhe shoqatën e Paralegjikeve dhe Paralizave të Fëmijëve të Pejës, me ç’rast dhuroi 15 pako dhuratash.
Pakot e dhuratave u shpërndanë nga përfaqësuesit e Petrol Company në praninë e prindërve dhe përfaqësuesve të kësaj shoqate.

Drejtori i organizatës, Egzon Qorkadiu, shprehi mirënjohje për kompaninë Petrol Company dhe për ndihmën që i bëri fëmijëve të kësaj shoqate për fundvit.