75 Mall Live Search
08:01 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Për festat e Nëntorit, ​​Skenderaj stoliset me flamuj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka theksuar se Skenderaj është bërë gati për aktivitetet e Nëntorit me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Skenderaj ynë, me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bërë gati për aktivitetet që na presin këto ditë.

Gëzuar Festat e Nëntorit!” ka shkruar Jashari në Facebook.