22:03 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / V R

Për Gashin gjithçka nisi kur e kuptoj se mund të paguhej nga muzika

Ka ndërtuar një karrierë të suksesshme përtej kufijve shqiptar.

Dhe sot reperi Gashi është një emër i njohur edhe në muzikën ndërkombëtare e sidomos në Amerikë, ku ai nisi cdo gjë.

Reperi shqiptaro-amerikan është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale ku ai edhe ndan me adhuruesit momente të veçanta dhe interesante nga puna dhe përditshmëria e tij.

Në një fotografi që ka postuar së fundi, Gashi në pak fjalë tregoi se si ka nisur karriera e tij.

“Ju e dini që mund të paguheni për muzikën tuaj” – kjo është gjithçka që unë duhej të dëgjoja dhe nuk e ktheva më kurrë kokën pas”, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/