Për gati 1 vit, Belgjika kryeson në ranglistën e FIFA-s
Belgjika edhe pse nuk ka fituar ndonjë titull madhor si kombëtare, tash e një vit pothuajse, e kryeson vazhdimisht ranglistën e FIFA-s për kombëtaret më të mira.
Franca ka fituar kampionatin botëror vitin e kaluar, por prej shtatorit kur e pati për herë të fundit kryesimin në renditje, më nuk e ka shijuar një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.
Belgjika, me gjeneratën e artë që ka momentalisht, është një ndër pretendetët kryesor për ta fituar Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm./Indeksonline/
