75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Për gjashtë muaj Policia e Kosovës ka konfiskuar 704 armë pa leje

Kemi raste të dhunës në familje të cilat jo rrallë herë në vendin tonë përfundojnë edhe me fatalitet.

Statistikat tregojnë që dhuna në familje është mjaftë e shprehur në shoqërinë kosovare dhe në format më të ashpra të mundshme. 

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, qyteti i Prishtinës prinë me më së shumti raste të dhunës në familje, shkruan Indeksonline.

Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar gjithsej 6 viktima në Kosovë të cilët nga dhuna në familje kanë përfunduar me vrasje.

Njëra nga arsyet që mund të ndikojë në këto vrasje pa dyshim që është edhe armëmbajtja pa leje,

Policia e Kosovës e kontaktuar nga Indeksonline ka treguar se gjatë vitit të kaluar janë konfiskuar gjithsej 1473 armë pa leje, kurse gjatë këtij viti deri më tani 704.

“Policia e Kosovës gjate realizimit të detyrave të saja, në vitin e kaluar ka konfiskuar 1473 armë dhe 23941 copë municion të llojeve të ndryshme, kurse në periudhën janar-qershor të këtij viti ka konfiskuar 704 armë dhe 7512 copë municion të llojeve të ndryshme”

 Ndërsa sa i përket arrestimeve lidhur më këtë cështje,6769 persona janë arrestuar vetëm për vitin 2019 sipas policisë.

“Kurse, numri i personave të arrestuar (jo vetëm për armëmbajtje pa leje) në vitin 2018 është 15481 dhe këtë gjashtëmujorë është 6769 persona”

Ndryshe, një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00 në Prizren, ku burri ka vrarë gruanë e tij duke shkrepur 15 plumba./Indeksonline/