75 Mall Live Search
14:11 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / B O

“Për hair” Rama: Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE s’kanë më asnjë pengesë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti maqedonas votoi propozimin francez që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i fillojnë negociatat për anëtarësim.

Rama ka postuar një fotografi me ish-kancelaren Angela Merkel, duke thënë se s’ka asnjë pengesë më për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se delegacioni shqiptar do të niset të hënë në Bruksel për të nisur negociatat e anëtarësimit.