09:28 / E Diele, 25 Korrik 2021 / OSH

“Për hajër”/ Dua Lipa e vazhdon zakonin e Erion Veliajt, e mbjell një pemë në Tiranë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa e ka vazhduar zakonin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.

Në vizitën që pati në Tiranë, Dua Lipa e mbolli një pemë së bashku me babain e saj dhe Erion Veliajn, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Tiranës ka postuar një video nga momenti dhe e ka shkruar: “Për hajër…Nuk ikën askush nga Tirana pa mbjellë një pemë”./Indeksonline/