75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Për herë të gjashtë, Hamilton kampion i Botës në Formula 1

Lewis Hamilton është shpallur kampion i Botës në Formula 1.

Britaniku e ka fituar botërorin e gjashtë në karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe tashmë ka një më pak se legjenda e këtij sporti, Michael Schumacher.

Këtë titull, piloti i Mercedes e fitoi pasi doli i dyti në garën për Çmimin e Madh të SHBA-së,

Ai u rendit në vendin e dytë pas Valteri Botas derisa podiumin e plotësoi Max Verstappen. /IndeksOnline/