Për herë të parë deputete, betohet Adelina Thaçi
Adelina Thaçi ka bërë betimin e saj si deputete për herë të parë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo falënderoi votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo përgjegjësi është e shenjtë ndaj qytetarëve dhe vendit, përcjell Indeksonline.
Në postimin e saj në “Facebook”, Thaçi shkroi:
“Betohem! Faleminderit Votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ma dhanë besimin duke më m‘veshë me përgjegjësi të shenjtë ndaj Qytetarëve dhe vendit tonë! Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj.”/Indeksonline/

