Për herë të parë, doktorët e shkencës do të betohen në ceremoninë e diplomimit
Për herë të parë në histori të UP-së, doktorët e rinj të shkencës do të betohen solemnisht në ceremonitë e diplomimit.
Universiteti i Prishtinës do t’u bashkohet institucioneve të arsimit të lartë në Evropë dhe shtete të tjera të botës që praktikojnë tekste zyrtare të betimit të të diplomuarve të doktoratës.
Doktorët e shkencës së UP-së për herë të parë me këtë tekst do të betohen në ceremoninë solemne që pritet të zhvillohet, më 12 shkurt 2026./Indeksonline/

