14:04 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë, Granit Xhaka ua këndon himnin zvicërianëve (Video)

Pas plot 62 ndeshjeve që ka veshur fanelën e Zvicrës, Granit Xhaka më në fund një herë e ka kënduar himnin e zvicërianëve.

Ylli kosovar është parë dje duke e kënduar himnin para miqësores që Zvicra e zhvilloi mbrëmë ndaj Japonisë.

Xhaka luan me Zvicrën që nga viti 2011 ndërsa në vitin 2009 ishte kampion bote me grupmoshat U17 të Zvicrës.

“Po, e këndova mbrëmë. Mendoj se erdhi koha të bëjë këtë” ka thënë Xhaka pas ndeshjes./Indeksonline/

Temat: