12:07 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë gratë dje shikuan një ndeshje në stadium në Arabinë Saudite (Foto)

Arabia Saudite ka lejuar tifozet e futbollit për të shikuar për herë të parë në stadium. Rreth 300 gra morën pjesë në një ndeshje futbolli në qytetin saudit, Jiddah.

Gratë hynë nga një portë e veçantë në stadiumin “Mbreti Abdullah” të cilat kontrolloheshin nga personali femra. Femrat u lejuan të shfaqnin edhe fytyrën si dhe të kishin me vete logot e skuadrave të zemrës.

Ndeshja mes Al Ahli dhe Al Batin bëri histori në Arabinë Saudite, ndërsa zyrtarët e stadiumit kishin bërë zbritje të madhe në bileta për femrat./Indeksonline/