22:56 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Për here të parë, Jonida Vokshi pozon me të bijën në krah

Ka pak ditë prej kur aktorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.

Ata u gëzuan pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, e këtë nuk e fshehën në paraqitjet e tyre nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ka qenë Jonida ajo e cila përmes llogarisë së saj në Instagram, është shfaqur me të bijën në krah.

“Shpirti plot!” , ka shkruar ajo përkah fotografisë që ka publikuar. /IndeksOnline/