23:49 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë, Kim Kardashian na njofton me vajzën e saj të dytë (Foto)

Kim Kardashian më në fund ka publikuar foto nga fëmija i saj i tretë.

37 vjeçarja ka ndarë një foto ku shihet teksa e mban në duar vogëlushen e quajtur Chicago, e cila u lind më 15 janar, shkruan Indeksonline.

Ylli i shout “The Keeping Up With The Kardashians”, ka shtuar një filter të Instagramit tek fotoja me vajzën, çka i bën të dyja të duken akoma më të ëmbla.

“Baby Chicago”, ka shkruar bukuroshja Kim. Kujtojmë se Kim dhe Kanye West kanë vajzën e parë, North dhe pastaj djalin Saint. Ndërsa, të voglën Chicago e ka lindur një nënë surrogate. /Indeksonline/