07:45 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Për herë të parë Kurti sot pritet të bëjë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Por padyshim se shumë ndryshe do të jetë kjo ditë edhe për kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurti.

Prej ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, seancës solemne të Kuvendit, dita zyrtare shtetërore e Kurtit do të vazhdojë edhe me homazhe gjithandej vendit.

Por sot do të jetë edhe hera e parë që Kurti do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, transmeton Indeksonline.

Deri më sot Kurti asnjëherë nuk ka bërë homazhe tek varri i Rugovës, por në  bazë të paralajmërimeve të agjendës qeveritare, Kurti do të jetë tek varrezat e Velanisë sot në ora 10:30./Indeksonline/