Për herë të parë mirret ky vendim/ Festivalin e famshëm mund ta ndiqni në “Youtube”

Festivali muzikor “Coachella” i cili bën për vete shumë njerëz, këtë vit mund të ndiqet drejtpërdrejt në “Youtube”.
Kjo është hera e parë që shfaqjet në të gjitha skenat e festivalit mund të shihen edhe nga shtëpia, transmeton Indeksonline.
Gjatë fundjavave të 14 dhe 21 prillit, shfaqjet do të transmetohen drejtpërdrejt në gjashtë skena.
Për fansat që nuk mund të shikojnë drejtpërdrejt, shfaqjet mund t’i shihni sërish në internet.
Emrat si Becky G, Gorillaz dhe Burna Boy do të performojnë në Coachella. Në të kaluarën, emra të mëdhenj si Beyoncé, Harry Styles, Red Hot Chili Peppers, Coldplay dhe Billie Eilish kanë dalë në këtë skenë./Indeksonline/