13:48 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë MKRS ndanë çmime në fushën e arteve pamore

Sot është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”, çmime të cilat ndahen për herë të parë në Kosovë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës,

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore i është ndarë Muslim Mulliqit – post mortem të cilin e pranoi gruaja e tij, Resmije Mulliqi, në vlerë prej 5 mijë euro. Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” iu nda edhe Akademik Xhevdet Xhafës, në vlerë prej 5 mijë euro, dhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor i takoi prof. Fatmir Krypa në vlerë 3 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi gjatë ceremonisë ka thënë se “Ne si ministri jemi jashtëzakonisht të interesuar që ta mbështesim fushën e artit pamor. Vlerësojmë punën e artistëve, krijuesve që punojnë në këtë fushë, dhe të cilët përmes krijimtarisë së tyre promovojnë Kosovën gjithandej botë”.

Çmimet në fushën e arteve pamore ndahen me qëllim të motivimi, inkurajimit dhe falënderimit për artistët e arteve pamore./Indeksonline/