20:56 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë në 100 pozitat e para në WTA

Britanikja, Katie Boulter është futur në top 100-shen e WTA-s për herë të parë.

22-vjeçarja është renditur në vendin e 96-të pas kualifikimit të saj në çerekfinalen e Tianjin Open javën e kaluar.

Tenistja e lindur në Leiçester u eliminua në atë fazë me rezultat, 5-7, 6-0, 6-3 nga Karolina Pliskova në Kinë.

Ishte vetëm çerekfinalja e dytë e Boulter në nivel të WTA-s dhe përballja e saj e parë ndaj një teniste të renditur në top 10-she./IndeksOnline/